Paralajmërimi i Papës: Kujdes, mos festoni shumë shpejt për COVID-19
Papa Françesku, gjatë meshës së të dielës, paralajmëroi italianët që të mos lënë pas dore masat mbrojtëse kundër koronavirusit, edhe pse më e keqja duket se ka mbaruar. Ai u bëri thirrje qytetarëve italianë t’u binden rregullave të qeverisë për distancimin social dhe të përdorin maska. Papa dha deklaratën pas duartrokitjeve të shumta që shpërthyen në shesh, kur ai tha se prania e besimtarëve, megjithëse e ulët, ishte një shenjë që Italia kishte kapërcyer fazën më të rëndë të pandemisë.
“Prania juaj e vogël në shesh është një shenjë që Italia ka kapërcyer fazën akute të epidemisë edhe pse mbetet e domosdoshme … Por tregoni kujdes. Mos festoni shumë shpejt fitoren, mos festoni shumë shpejt. Ne duhet të ndjekim rregullat në vend sepse ato janë rregulla që na ndihmojnë të shmangim mundësinë që virusi të përhapet më tej”, u shpreh Papa.
Gati 34,000 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, i katërti vend me numrin më të lartë në botë pas Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Brazilit. Italia hyri në fazën e fundit të lehtësimit të kufizimeve në 3 qershor, kur njerëzve ju lejua të udhëtojnë në rajone. Sidoqoftë, disa italianë kanë shkelur rregullat për distancimin shoqëror dhe përdorimin e maskave në vende publike. Autoritetet kanë paralajmëruar një valë të dytë.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West