Paralajmërimi i DASH për qytetarët amerikanë që ndodhen në Rusi
“Nëse jeni shtetas amerikan mos udhëtoni në Rusi ose nëse ndodheni brenda vendit mos u largoni menjëherë dhe nuk është një paralajmërim për shkak të reshjeve të dëborës që kanë rënë këto ditë në kryeqytetin rus”.
Ky është paralajmërimi i Departamenti Amerikan të Shtetit për qytetarët amerikanë që mund të sulmohen në mënyra të ndryshme nga forcat ruse të sigurisë, përfshirë arrestimin ose t’i nënshtrohen rregullave të caktuara lokale.
Shkak është qëndrimi i Washingtonit për luftën në Ukrainë dhe sanksionet e ndërmarra ndaj Rusisë.
Paralajmërimi vjen edhe në kohën kur ylli i basketbollit amerikan, Brittney Griner, është ndaluar në Rusi prej më shumë se një muaj. Ajo u arrestua disa ditë para fillimit të luftës në një aeroport afër Moskës me akuzën se mbante lëndë narkotike, por shuma pak të dhëna ka se ku është duke u mbajtur.
E konsideruar si një nga lojtarët më të mirë në botë, sportisja mund të dënohet deri në dhjetë vjet burg. Uashingtoni frikësohet se lojtarja ose qytetarët e tjerë të arrestuar arbitrarisht mund të përdoren si një mjet lobimi në konfliktin në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë
BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë
- 13:58 BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë
- 13:53 Të shtëna me armë pranë Space Needle në Seattle, 3 të vrarë dhe disa të plagosur! Mes tyre një 2-vjeçar
- 13:46 “Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
- 13:41 Vendosja e avionëve amerikanë në Bullgari, Irani paralajmëron sërish Sofjen: Përgjegjësit duhet të përballen me pasojat