Paralajmërohet rritja e çmimit të bukës në Kosovë pas shtrenjtimit të lëndës së parë

12 Tetor 2021 | 19:49

Pas rritjes së çmimit për karburantin dhe energjinë elektrike, qytetarët e Kosovës shumë shpejt do të ballafaqohen dhe me rritjen e çmimi të bukës.

Sipas furrëtarëve rritja e çmimit të miellit në tregjet ndërkombëtare, por edhe energjia, pritet të reflektohen në çmimin e bukës.

“Çmimet e miellit dhe vajit janë rrit shumë, kemi marrë furnizim me çmim 30% më shumë. Tani pritet që në ditët e ardhshme të shohim se çfarë mund të lëvizim në çmim”, shprehet Granit Martinaj, furrëtar.

Por, Selatin Kaçaniku, nga organizata për mbrojtjen e konsumatorëve ‘Konsumatori’, e sheh ndryshe situatën dhe sipas tij nuk ka sipas tij, nuk ka arsye për ngritje te çmimit të bukës. 

“Arsye nuk ka por është oreksi, është trendi dhe moda sepse prej dikujt po fryn një erë e ngritjes së çmimeve” thotë ai.

Sipas Kaçanikut paralajmërime të tilla shërbejnë vetëm për të shtuar frikën dhe pasigurinë te qytetaret, ndërkohë që për situata të tilla, duhet patjetër edhe një reagim nga ana e qeverisë.

Një paralajmërim i tillë ka shqetësuar edhe qytetarët të cilët e shohin të papranueshëm rritjen e çmimit të bukës. 

Aktualisht në shumicën e furrave në Kosovë, çmimi i bukës është 40 cent, por ka edhe nga ato furra që tashmë çmimin e një 1 kg bukë e kanë rritur në 50 cent. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026