Paralajmëron Xhevdet Pozhari: Targat, Serbia po luan me zjarrin!
Analisti politik në Kosovë, Xhevdet Pozhari tha në një intervistë për Euroneës Albania se sa i takon çështjes së targave, Serbia po luan me zjarrin.
Për Pozharin, liberalizimi i vizave të Kosovës është një çështje politike dhe jo teknike, madje ai pohoi se qeveritë kanë abuzuar me pushtetin.
“Në fakt i vetmi shtet që luan me zjarrin është Serbia. Ajo ka hapur zjarr përgjatë gjithë periudhës së paraluftës në shtete të ndryshme, jo vetëm në Kosovë. Pas ka lënë qindra, mijëra të vrarë. Në këto kushte nuk mendoj që presioni duhet të vihet mbi zotin Kurti sepse ai kur është kërkuar që të shtyhet afati për targat e ka bërë një veprim të tillë,” – sqaroi Pozhari.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS.
Kërkesën për shtyrje 48-orëshe e kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë