Paraqitja në debat, New York Times thirrje Biden të tërhiqet nga gara presidenciale

29 Qershor 2024 | 09:59

Shfaqja e dobët e Joe Biden në debatin Presidencial kundër Donald Trump të enjten në mbrëmje u përshkrua si një “katastrofë” nga disa persona në partinë e tij pasi ai ndaloi dhe u pengua, duke nxitur thirrje që ai të largohej.

Sipas mediave të huaja, duke iu shtuar këtyre thirrjeve, ‘The New York Times’ i kërkoi presidentit të hiqte dorë nga gara për t’i dhënë një kandidati tjetër një shans më të mirë për të mposhtur Trump.

“Z. Biden ka qenë një president i admirueshëm,” shkruante gazeta në një artikull nga bordi i saj redaktues.

“Por shërbimi më i madh publik që zoti Biden mund të kryejë tani është të njoftojë se ai nuk do të vazhdojë të kandidojë për rizgjedhje”, vijonte më tej shkrimi.

“Siç duket, presidenti është i përfshirë në një lojë të pamatur. Ka liderë demokratë të pajisur më mirë për të paraqitur alternativa të qarta, bindëse dhe energjike ndaj një presidence të dytë të Trump”, thuhej më tej në shkrim.

“Nuk ka asnjë arsye që partia të rrezikojë stabilitetin dhe sigurinë e vendit duke i detyruar votuesit të zgjedhin midis mangësive të zotit Trump dhe atyre të zotit Biden”, përfundonte shkrimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, deklaroi se dhurimi i fundit i raketave interceptuese Patriot për Ukrainën u bë me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm...
22:13 | 06/07/2026

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026