Parashikimi i frikshëm i OBSH: Numri i viktimave mund të arrijë në 20 mijë

7 Shkurt 2023 | 22:42

Vijojnë kërkimet për të mbijetuar në jug të Turqisë dhe në veri të Sirisë pas tërmeteve shkatërruese të ditës së hënë. Bilanci i deritanishëm i viktimave flet për mbi 6 mijë e 300 persona të vdekur, por Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se shifra e fataliteteve mund të arrijë në 20 mijë.

Skuadrat e shpëtimit po nxitojnë për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat, pasi disa mijëra godina u shembën në të dyja vendet.

Tërmeti me magnitudë 7.8 e pati epiqendrën e tij në Gaziantep dhe u regjistrua në orën 4 e 17 të mëngjesit të së hënës, teksa njerëzit ishin në gjumë.

Sipas zyrtarëve vendas, mbi 4 mijë e 544 persona kanë vdekur vetëm në Turqi. Ndërsa në Siri bilanci i viktimave flet për 1 mijë e 782 të vdekur. Ndërkohë, 30 mijë e 474 të tjerë në të dyja vendet janë lënduar.

Ndërkohë, numri i personave të prekur nga efektet dhe dëmet e tërmeteve shkon mbi 1 milion, duke pasur parasysh faktin se godinat e shkatërruara janë rreth 6 mijë.

Autoritetet turke kanë deklaruar ndërkohë se mbi 24 mijë anëtarë të skuadrave të emergjencës po ndihmojnë në operacionet e kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nxjerrë të gjallë rreth 8 mijë persona.

Ndihma ndërkombëtare po dërgohen në rajonet e prekura nga OKB, BE, NATO dhe qeveritë nga e gjithë bota.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm me armë në Kanada, vritet një polic dhe një nga autorët, mbeten të plagosur dy efektivë të tjerë (VIDEO)

Momente dramatike u regjistruan në lagjen Côte-des-Neiges të Montrealit, Kanada, ku tre persona të armatosur hapën zjarr ndaj policisë. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit,...
20:03 | 22/06/2026

Rishfaqen tensionet SHBA-Kinë, Pekini sanksionon 10 kompani ushtarake amerikane

Kina ka vendosur kontrolle eksporti ndaj 10 kompanive amerikane të përfshira në fushën e mbrojtjes, në industrinë hapësinore dhe në atë të mineraleve të rralla,...
19:23 | 22/06/2026

Rubio niset drejt Gjirit Persik teksa SHBA-ja synon vulosjen e kornizës me Iranin

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të udhëtojë këtë javë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt dhe Bahrejn, në vizitën e tij të parë...
18:51 | 22/06/2026