Rishfaqen tensionet SHBA-Kinë, Pekini sanksionon 10 kompani ushtarake amerikane
Kina ka vendosur kontrolle eksporti ndaj 10 kompanive amerikane të përfshira në fushën e mbrojtjes, në industrinë hapësinore dhe në atë të mineraleve të rralla, si përgjigje ndaj vendimit të Uashingtonit për të zgjeruar listën e zezë të kompanive kineze të lidhura me ushtrinë e vendit.
Masat u njoftuan të hënën nga Ministria kineze e Tregtisë, e cila deklaroi se eksportuesve kinezë do t’u ndalohet të furnizojnë artikuj me përdorim të dyfishtë grupeve të përfshira në listë. Produktet me përdorim të dyfishtë janë ato që mund të kenë si qëllime civile, ashtu edhe ushtarake.
Ministria nënvizoi se lëvizja ishte një përgjigje ndaj aktit “skandaloz” të qeverisë amerikane për të shtuar firma të tjera në të ashtuquajturën “Lista e sipërmarrjes ushtarake kineze”, por edhe për të mbrojtur sigurinë kombëtare.
Ndërkohë, Ministria kineze e Financave njoftoi se agjencitë qeveritare do të ndalohen të blejnë produkte nga 46 kompani amerikane, përfshirë ato me emër si “Lockheed Martin”, “Raytheon” and “General Dynamics”.
Sanksionet vijnë një muaj pasi presidenti Donald Trump vizitoi Pekinin për bisedime me homologun kinez Xi Jinping, me qëllim stabilizimin e marrëdhënieve mes dy ekonomive më të mëdha në botë.
Edhe pse të dyja palët pranuan të punonin së bashku për reduktimin e tarifave, tensionet mes tyre janë rishfaqur për shkak të konkurrencës në fushat e teknologjisë dhe mbrojtjes.
Më herët gjatë muajit, Departamenti amerikan i Luftës shtoi disa kompani të rëndësishme kineze, përfshirë “Alibaba”, “Baidu” dhe “BYD” në një listë firmash të lidhura sipas tij me ushtrinë kineze. Kjo masë u ndalon atyre të përfitojnë kontrata nga ushtria amerikane.
Sulm me armë në Kanada, vritet një polic dhe një nga autorët, mbeten të plagosur dy efektivë të tjerë (VIDEO)
Rubio niset drejt Gjirit Persik teksa SHBA-ja synon vulosjen e kornizës me Iranin
Australi, kapet sasia rekord prej 2.7 tonë kokainë (VIDEO)
- 20:39 Trajtimi me fizioterapi, Mone: Problemet janë nga më të ndryshmet
- 20:36 Aksion në plazhet e Vlorës, sekuestrohen çadra dhe shezlongë
- 20:31 Bizhuteritë e aktores Claudia Cardinale do të dalin në ankand në Christie’s
- 20:03 Sulm me armë në Kanada, vritet një polic dhe një nga autorët, mbeten të plagosur dy efektivë të tjerë (VIDEO)
- 19:53 Pas 23 ditësh protestë, organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore
- 19:52 Rrëshqitje dherash në aksin Maliq–Gramsh, punohet për pastrimin e rrugës