Aksion në plazhet e Vlorës, sekuestrohen çadra dhe shezlongë
Agjencia Kombëtare e Bregdetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Rendit kanë nisur në Vlorë aksionin për lirizmin e hapësirave publike dhe kontrollet në plazhet.
Kontrollet kanë nisur në zonën e Lungomares, ku ndodhet edhe përqendrimi më i madh i parcelave të plazhit.
Sipas autoriteteve, po verifikohet nëse subjektet private po respektojnë sipërfaqen e përcaktuar në kontratat e lidhura me Bashkinë e Vlorës dhe Agjencinë Kombëtare të Bregdetit.
Gjatë inspektimeve janë konstatuar disa subjekte që kanë shtrirë aktivitetin përtej hapësirës së autorizuar për shfrytëzim.
Po ashtu, po kontrollohet numri i çadrave dhe shezlongëve, si dhe vendosja e tyre sipas kritereve të parashikuara në legjislacion.
Si rezultat i aksionit, një numër i konsiderueshëm çadrash dhe shezlongësh janë sekuestruar për shkak të shkeljeve të konstatuara. Autoritetet kanë tërhequr vëmendjen edhe për mungesën e rojeve të sigurisë në disa plazhe private.
Sipas informacioneve nga terreni, janë hequr dhe sekuestruar gjithashtu elementë të ndryshëm të vendosur pa leje në hapësirat e plazhit, përfshirë vazo lulesh, pemë dekorative, ndriçues dhe materiale reklamuese.
Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja
Mbi 32 mijë aplikime për fondet në bujqësi, fermerët afat deri në 26 qershor
- 21:52 “Qeveria po përçan dhe bullizon protestuesit”, Dash Shehi radhit fitoret e protestës
- 21:51 Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”
- 21:46 “Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja
- 21:34 Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:20 Organizatorët publikuan 5 kërkesat, Klosi: Nuk kemi më një protestë qytetare, por një protestë politike
- 21:20 Aktivisti: Nuk ka ultimatum për dorëhqjen e Ramës, vetëm diskutime në rrjetet sociale