Mbi 32 mijë aplikime për fondet në bujqësi, fermerët afat deri në 26 qershor
Afro 32.300 fermerë kanë aplikuar deri më tani për të përfituar nga skemat e mbështetjes në bujqësi për vitin 2026, për të cilat fondi në total i vendosur në dispozicion është 52 milionë euro.
Këtë vit është rritur masa e financimit për krerë në blegtori dhe bletari dhe është përgjysmuar tavani I tufave që duhet të kenë fermerët për përfitim. Ndërsa skema e naftës nuk do të aplikohet si në vitet mëparshme, por do të mbulohet përmes rimbursimit 10 % të faturave të shitjes.
Risi është edhe finacimi me 100 euro për hektar për sipërfaqe të mbjellë me kultura bujqësore, me jo më pak se 3 hektarë.
Konkretisht, blegtorët me jo më pak se 5 krerë lope do të marrin 12 mijë lekë pwr kokw, për tufën bazë të matrikulluar. Për mbarështimin e bletarisë, do të jepen 2 mijë lekë për zgjua.
Për herë të parë është futur mbështetja për dosa në vlerën deri në 7 mijë lekë/kokë.
Qeveria ka përcaktuar se 2.5 miliardë lekë nga fondi total shkojnë për skemën e investimeve, ku bën pjesë mbështetja e fermerëve të rinj me 10 mijë euro grant
Për të përfituar nga masat mbështetëse, kushti kryesor për aplikantët është shlyerja korente e sigurimeve shoqërore.
Afati i fundit i aplikimit është data 26 Qershor përmes e – Albania.
Publikohen pamjet, lëvizjet e dyshuara të parave brenda filialit të Postës Shqiptare në Durrës (VIDEO)
Po kalonte rrugën, gruaja përplaset nga makina në Elbasan, transportohet drejt spitalit
Pensionet e ulëta lënë vlonjatët pa pushime
- 16:13 BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
- 15:59 Sulm me thikë në një kishë katolike në Irlandë, plagoset rëndë një grua
- 15:41 Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën
- 15:23 Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet agjenda e takimit
- 15:20 Momente frike në SHBA, avioni prek pistën me bisht dhe shkakton shkëndija (VIDEO)
- 14:52 Publikohen pamjet, lëvizjet e dyshuara të parave brenda filialit të Postës Shqiptare në Durrës (VIDEO)