Organizatorët publikuan 5 kërkesat, Klosi: Nuk kemi më një protestë qytetare, por një protestë politike

22 Qershor 2026 | 21:20

Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi tha në emisionin Now në Euronews Albania se dita e sotme, ku  organizatorët  e protestës paraqitën 5 kërkesat kryesore, shënon momentin e konsolidimit të një ekipi përfaqësues që do të jenë zëri publik dhe politik i protestës.

Sipas Klosit, tanimë nuk do kemi më një protestë qytetare po një protestë politik dhe alternativat e tyre do garojnë përballë PS dhe partive të tjera në zgjedhjet e radhës.

“…Si duket paskan kaluar te modeli i partisë së vjetër opozitare që një herë në javë të kalojmë ta bëjmë protestën kombëtare, e kishim një model të tillë. Ata kishin molotovin, këta s’e kanë. Sa i përket kërkesave… e vetmja e re sot është që u konsolidua një ekip përfaqësues, po përpiqen për zgjedhje të lira transparente për në komitet drejtues që do të jetë zëri publik i protestës. Deri tani nuk kemi pasur zë publik të protestës, por që të kërkosh dorëheqjen e kryeministrit besoj se është detyra numër një e çdo force politike opozitare, për të pasur mundësi të garojnë në garën e radhës. Fakti që po krijojnë një komitet demokratik do të thotë që pas 2 vjetësh do jenë pjesë e garës. Nuk kemi më një protestë qytetare por një protestë politike dhe alternativat e tyre do garojnë përballë PS dhe partive të tjera”, tha Klosi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Një tjetër ish-kryebashkiak socialist merret i pandehur nga SPAK. Fredi Kokoneshi, që ka drejtuar Divjakën akuzohet për shpërdorim detyre kryer ne bashkëpunim, bashkë me disa...
11:15 | 14/07/2026

Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj

Më kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme zgjati me 3 muaj hetimet për tre vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fation Bushgjokaj si dhe për Petrit Çakri,...
11:09 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026