Parashikimi i motit, kthjellimet priten në fundjavë
Adiola Bani, meteorologe pranë Meteoalb tha për Euronews Albania se pritet një javë me mot të paqëndrueshëm deri në fundjavë.
Ajo lajmëroi se ekziston mundësia për problematika sa i përket territorit shqiptar duke qenë se pritet të ketë reshje shiu intensive.
Fillimisht moti do të përkeqësohet në zonat bregdetare më pas do të përfshijë gjithë territorin.
“Presim përmirësim të pakët të kushteve të motit duke filluar nga pasditja e ditës së martë e në vijim. Reshjet deri në ditën e enjte do të jenë prezentë në territor por do të jenë më të pakta dhe herë pas here do të kemi intervale me kthjellime”,- u shpreh meteorologia.
Adiola Bani theksoi se edhe e premtja do të ketë reshje shiu teksa sqaroi se nga pasditja e të premtes dhe gjatë fundjavës moti do të ketë kthjellime.
Sa i përket temperaturave Bani sqaroi se do të jetë relativisht freskët dhe do të ketë ulje të temperaturave.
Kosova, Maqedonia e Veriut dhe gjithë vendet e rajonit do të kenë thuajse të njëjtën situatë meteorologjike.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta