Parashikimi i motit, meteorologu: Javë me reshje dhe ulje të temperaturave, borë në zonat malore

16 Nëntor 2020 | 07:10

Në një intervistë për Euronews Albania, Hakil Osmani, meteorolog pranë Meteoalb tregoi se dita e sotme do të ketë temperatura konstante me ato të fundjavës.

Osmani tha se dita e nesërme do të sjellë ulje të temperaturave si në vlerat maksimale ashtu dhe në ato minimale.

“Rënie që do të vijojë edhe në ditët në vijim duke bërë që në fundjave të kemi vlerat termike në zonat malore edhe nën zero gradë,” – u shpreh meteorologu.

Dita e hënë do të ketë reshje të papërfillshme ndërkohë që nga e marta e në vazhdim do të kemi një fuqizim të vranësirave duke bërë që dhe reshjet e shiut të jenë më të dukshme në pothuajse gjithë territorin shqiptar.

“Do të kemi gjithashtu prezencë të reshjeve të dëborës në zona mbi 1500 metra, në zonat malore,” – tha Hakil Osmani.

Sipas raportimit të tij një përmirësim do të jetë i dukshëm ditën e premte dhe gjatë fundjavës reshjet do të kthehen sërish, me kthjellime të herëpashershme gjatë ditës së diel.

Në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut pritet një javë me reshje shiu të cilat në zonat malore pritet të jenë edhe në formën e reshjeve të dëborës.

Vlerat minimale në dy vendet pritet të jenë disa gradë nën zero.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026