Në një intervistë për Euronews Albania, meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani tregoi se këtë javë moti në territorin shqiptar do jetë në mbizotërimin e vranësirave.
Këto vranësira të herëpashershme do të sjellin reshje shiu dhe reshje të pakta bore në zonat malore por nuk do të mungojnë dhe intervalet e kthjellimeve.
“Në ditën e sotme minimumet në zonat malore do të luhaten në -1 deri në -2 gradë ndërsa maksimumet në zonat jugperëndimore do të shkojnë jo më shumë se 12-13 gradë,” – tregoi Osmani teksa sqaroi gjithashtu se në ditët në vijim do të kemi një ulje të ndjeshme të temperaturave.
Ndërkohë edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë me një mot të paqëndrueshëm.
Nuk do të mungojnë reshjet e shiut dhe ato të borës, njësoj siç nuk do të mungojnë dhe kthjellimet dhe përmirësimi i kushteve të motit.
Lexoni gjtihashtu:
Moti i keq në Evropë, reshje të dendura dëbore kanë pushtuar disa shtete, bllokime në lëvizje