Parashikohet fituesi i Kupës së Botës 2022 nga Inteligjenca Artificiale
Inteligjenca Artificiale ka parashikuar fituesin e Kupës së Botës 2022 – ja cili është!
Një model i inteligjencës artificiale nga Instituti Alan Turing ka parashikuar rezultatin e Kupës së Botës të këtij viti.
Për të bërë parashikimin, skuadrës i nevojiteshin të dhëna – dhe për fat të mirë, kjo nuk ka mungesë për futbollin. Studiuesit përdorën të dhënat e përpiluara të përdoruesve të GitHub martj42, duke treguar rezultatet dhe statistikat e çdo ndeshjeje ndërkombëtare që nga viti 1872.
Ky algoritëm i inteligjencës artificiale ka ekzaminuar të dhënat nga më shumë se 100,000 ndeshje të simuluara – duke arritur në përfundimin i cili tregon se cila skuadër ka probabilitetin më të lartë për të fituar Kupën e Botës 2022.
Sipas AI (Inteligjencës Artificiale) të, Brazili ka shanset më të mëdha për të fituar (25%) me Belgjikën dhe Argjentinën më pas – edhe pse tashmë skuadra e dytë është eliminuar nga Kupa e Botës, lista ndiqet nga Franca e cila sipas kalkulimeve të Institutit Turing doli në vendin e katërt dhe Anglia në të pestin.
Pas tyre vjen Spanja, e ndjekur nga Holanda, Danimarka, Portugalia dhe Kroacia.
Ekipi kërkues thekson se ka faktorë të tjerë që ata nuk mund t’i vendosin në modelet e tyre, duke përfshirë motin, përshtatjen në zonat kohore dhe performancat e jashtëzakonshme nga lojtarët individualë.
Autorët e studimit, të udhëhequr nga Dr Nick Barlow, paralajmëruan kundër vendosjes së basteve bazuar në këtë studim.
Ata thanë: “Ne sigurisht nuk do të rekomandonim bast për asnjë nga parashikimet tona!”
Duke e quajtur hulumtimin një ‘projekt argëtues’, ata shtuan: “Në fund të fundit, pavarësisht sa i mirë modeli juaj, futbolli është një lojë krejt e rastësishme.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë