Parku Fotovoltaik i Karavastasë, për 15 vite 70 MWH më pak se 25 euro

1 Korrik 2022 | 15:23

Parku fotovoltaik i Karavastasë, investimi më i madh diellor në Ballkan me kosto 100 mln euro, nisi punën këtë të premte për të përfunduar në 2023.

Ky ishte premtimi i dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, e cila e pranishme me kryeministrin Edi Rama, sqaroi se Shqipëria do të marrë për 15 vite 70 megavat orë me çmim 24.89 euro.

“Energjia që ne prodhojmë mbulon vetëm 70% të nevojave që ka vendi për konsum. Energjia e prodhuar prej këtij parku do të jetë 24.89 euro për megavat orë. Në mesin e vitit 2023 kur parku do të jetë në funksionim ne do të marrim për 15 vite 70 megavat orë me çmim 24.89 euro. Këtu po nis investimi prej 100 milionë eurosh për ti dhënë një frymëmarrje sistemit energjetik”, u shpreh Balluku.

Ky projekt i hap rrugën kthimit të Shqipërisë në vend eksportues të energjisë

Parku me një kapacitet 140 megavat i shtrire ne një sipërfaqe prej 198 hektarë, do të realizohet nga kompania franceze Voltalia, lider botëror në sektorin elektroenergjitik.

Nga parku fotovoltaik i Karavastasë, pritet te furnizohen me energji 22 mijë familje, si dhe te hapen me dhjetëra vende pune.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026