Partia Socialiste e Shqipërisë mbush 29 vjet, Rama: Kurrë nuk ka bërë gabimin e cenimit kombëtar
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar sot 29-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste me një video, e cila tregon rrugëtimin e saj në histori.
Shefi i mazhorancës thekson se Partia Socialiste është forca më e madhe politike, e cila ka fituar dhe ka humbur zgjedhje, ndërsa shton se ajo kurrë nuk ka gabuar në çështjen e mbrojtjes kombëtare.
Gjithashtu, Rama pohon faktin se PS-ja gjithmonë ka ditur të ripërtërihet. Në videon e publikuar nga Rama shfaqet fjalimi historik i shkrimtarit Dritoro Agolli, i cili më 11 qershor 1991 gjatë Kongresit të 10-të të PPSH kur kërkonte rinovim të partisë, nga e cila lindi edhe Partia Socialiste.
“Gëzuar ditën e lindjes së forcës më të madhe politike shqiptare, Partisë Socialiste, e cila në 29 vjet ka fituar e ka humbur zgjedhje, ka pasur shkëlqime e rënie, po kurrë nuk e ka bërë gabimin e cënimit të interesit kombëtar dhe gjithnjë ka ditur të ripërtërihet, në rrugën e një ideje të madhe e të shumë punëve për Shqipërinë, që vazhdon”, shkruan Rama.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta