Partitë serbe bojkotojnë institucionet e Bosnje-Hercegovinës
Përfaqësues të partive politike nga Republika Srpska kanë vendosur që nga e hëna e 26 korrikut nuk do të marrin pjesë në punime dhe vendimmarrje të institucioneve shtetërore të Bosnje-Hercegovinës, apo në parlamentin e këtij shteti.
Vendimi u mor pak ditë pasi kodi penal në Bosnje-Hercegovinë ndryshoi. Kushdo që mohon gjenocidin apo lavdëron kriminelët e luftës dënohet, thuhet në kodin e ri.
Përfaqësues të partive nga Republika Srpska, ent i pakicës serbe në Bosnje, kanë thënë se nuk e pranojnë vendimin i cili mes të tjerash parashikon dënim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, për të gjithë ata persona që publikisht mohojnë, minimizojnë apo përpiqen të justifikojnë një krim të gjenocidit, krimet kundër njerëzimit apo krimet e luftës.
Ndaj këtij ndryshimi në ligj reagoi edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç e cila e cilësoi një lajm jo të mirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta