Partizani i bën “gropën”, Skënder Gega jep dorëheqjen nga Kukësi
Pas humbjes së thellë 4-1 përballë Partizanit, ekipi i Kukësit njofton se trajneri Skënder Gega ka dhënë dorëheqjen. Pas ndeshjes, trajneri i ka komunikuar klubit vendimin për dorëheqje dhe ky vendim është pranuar.
“Edhe pse kam pasur mbështetjen, besimin dhe respektin nga të gjithë̈ në situatën që ekipi po kalon në ndeshjet e fundit, marr përgjegjësitë̈ dhe vendimin që të mos vazhdoj më në pozicionin e trajnerit. I kërkova klubit dhe presidentit Gjici të më mirëkuptojë̈ për vendimin tim aspak të lehtë.
Jam ndjerë tepër i vlerësuar dhe i respektuar nga presidenti Gjici, nga i gjithë̈ klubi, stafi, futbollistët dhe mbështetësit e Kukësit. Për mua ishte kënaqësi dhe eksperiencë shumë e mirë pavarësisht me vështirësitë e fillimit”” shprehet Gega duke kërkuar që të mos ketë aludime për dorëheqjen.
Skënder Gega mori drejtimin e Kukësit në gusht 2020 dhe e drejtoi ekipi verilindor për 11 ndeshje në Superligë, duke marrë 5 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Aktualisht Kukësi gjendet në vendin e 4 në renditje.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta