Partizani kampion i fazës së parë, 83 gola në 9 javë
Ka përfunduar faza e parë e superligës shqiptare e cila sheh si kryesues Partizanin.
Të kuqtë e Xhovani Kolelës janë skuadra më e mirë në këto 9 javë të luajtura, me 19 pikë të grumbulluara. Ndër të tjera, të kuqtë kanë sulmin e dytë më të mirë në kampionat pas rivalëve të përjetshëm të Tiranës.
Bardheblutë renditen të tretët pas humbjes ndaj Erzenit në Elbasan Arena me rezultatin 0-1.
Skuadra e Orges Shehit ka 15 pikë po aq sa Erzeni, por shijakasit renditen më mirë për shkak të fitores në ndeshjen direkte. Surpriza e kësaj faze ka arritur t’i mposhtë të dyja skuadrat kryeqytetase të cilat shihen si favorite kryesore.
Ekipi me më tepër humbje të pësuara është Laçi me 5 të tilla, për të vijuar më pas me Teutën, Bylisin dhe Kukësin me nga 4.
Me një moral të ulët dhe në vendin e fundit në kampionat janë djemtë e detit, të cilët edhe pas fitores ndaj Egnatias, humbën në shtëpi përballë Partizanit.
Ndeshja më spektakolare e sezonit është padyshim derbi i kryeqytetit dhe paraqitje për t’u mbajtur mend e Xhixhës. Lojtarët që po spikasin janë Sali, Skuka, Xhixha, Kadriu, Rrapaj ndërkohë nga trajnerët Kapllani, Shehi, por dhe Kolela fitues.
LEXONI GJITHASHTU:
Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion