Partizani rikthehet te fitorja, Tirana dhe Kukësi vijojnë duelin në distancë

15 Qershor 2020 | 13:38

Partizani u rikthye tek fitorja pas 6 ndeshjesh. Të kuqtë triumfuan 8-1 përballe Luftëtarit, tashmë të rënë matematikisht nga kategoria.

Kampionët e Shqipërisë nuk po kalonin periudhë aspak të mirë pasi kishin që prej 16 shkurtit që nuk e provonin shijen  suksesit në Superligë.

Ndërkohë që në ndeshjet e ditës së hënë, Tirana do ketë një përballje të fortë kundër Teutës në Durrës.

Bardheblutë i kanë bërë nisje mjaft të mirë periudhës post-karantinë pasi në 3 ndeshjet e para kanë arritur të realizojnë 13 gola, një tregues i qartë i formës së mirë që po kalojnë.

Nga ana tjetër Kukësi nuk pritet ta ketë të vështirë përballë Flamurtarit tashmë pa asnjë lloj objektivi. Vlonjatët janë matematikisht të rënë një kategori më poshtë dhe nuk luajnë për asgjë.

Në ndeshjet e tjera të javës së 29  të Superligës, Vllaznia pret në Shkodër Bylisin ndërsa Skënderbeu Laçin.

Superliga kryesohet nga Tirana me 59 pikë e ndjekur nga Kukësi me 9 më pak.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026