Pas 14 vitesh, McDonald’s rrit çmimin e cheeseburger-it në Britani
Pas 14 vitesh McDonald’s ka vendosur që të rrisë çmimin e cheeseburger-it. Nga 1,18 € produkti do të kushtojë 1,41 €.
Rrjeti i McDonald’s njoftoi se burgeri klasik, i cili shquhej për çmimin ekonomik, tashmë bën pjëse në atë grup artikujsh që po përballen me rritje çmimesh në restorante në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një email drejtuar klientëve, shefi ekzekutiv i McDonald’s në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, Alistair Macrow, tha se kompania po përballej me “zgjedhje të vështira” për çmimet e saj, pasi kostot janë rritur.
Rritjet e çmimeve të produkteve kryesore si qumështi, gjalpi dhe vezët e kanë çuar tashmë inflacionin e çmimeve të ushqimeve në 9.8%.

“Pavarësisht se janë të përkushtuar për të shitur ushqime me çmime të përballueshme, restorantet do të shtojnë një numër artikujsh të menusë të ndikuar më shumë nga inflacioni” këtë verë”, tha shefi i zinxhirit të burgerëve në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ne e kuptojmë se çdo rritje çmimi nuk është një lajm i mirë, por ne i kemi vonuar dhe minimizuar këto ndryshime për aq kohë sa kemi mundur”, tha Macrow, duke shtuar se disa çmime nuk do të ndryshojnë.
“Ashtu si ju, kompania jonë, ekskluzivitetet tona që zotërojnë dhe operojnë restorantet tona, dhe furnitorët tanë po e ndjejnë të gjithë ndikimin e inflacionit në rritje,” shtoi ai.
Kjo vjen vetëm një ditë pasi McDonald’s raportoi një rritje të shitjeve globale prej 9.7% nga 13 deri më 30 qershor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Hera e fundit që McDonald’s ngriti çmimin e cheeseburger-it të tij në Mbretërinë e Bashkuar ishte në vazhdën e krizës financiare globale të vitit 2008.

McDonald’s, i cili drejton më shumë se 36,000 restorante në më shumë se 100 vende të botës, tha të martën se po shqyrtonte nëse do të shtonte më shumë opsione të menusë me zbritje.
Kjo pasi rritja e kostos së jetesës, veçanërisht në Evropë, po bënte që disa klientë me të ardhura më të ulëta të blinin artikuj më të lirë dhe më pak vakte të mëdha të kombinuara.
LEXONI GJITHASHTU
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve