Pas 15 muajsh bllokim rifillon lëvizja e trageteve Sarandë-Korfuz
Pas 15 muajsh ndërprerje, ka rifilluar lëvizja e trageteve në linjën Sarandë-Korfuz. Deri më 5 korrik, lëvizja me pasagjerë do të bëhet vetëm drejt Korfuzit, ndërkohë që në kthim drejt Sarandës, tragetet do të jenë bosh. Nga data 6 korrik do të fillojnë edhe linjat vajtje-ardhje midis dy porteve.
Në ditën e parë të rinisjes së lëvizjes së trageteve ka pasur shumë interes, pasi dhjetëra automjete dhe pasagjerë u larguan drejt Korfuzit. Trageti i parë u nis në orën 16:00.
Përfaqësuesja e Shoqërisë së Trageteve, Panorea Nikolla tha se çdo udhëtar i linjës Sarandë-Korfuz duhet të plotësojë online formularin PLF dhe të ketë me vete certifikatën e vaksinimit, ose testin negativ PCR.
Pak para nisjes së tragetit, udhëtarët u shprehen të gëzuar për rifillimin e lëvizjes së trageteve nga Saranda në Korfuz.
“Dita e parë, por edhe hera e parë për mua nga Saranda. Them se do jetë një udhëtim i këndshëm dhe është diçka shumë e bukur për faktin se kemi qenë të mbyllur për një periudhë kohe të gjatë. Kjo do të thotë se më në fund erdhi dita të lëvizim lirshëm edhe nga bregdeti”, u shpreh një qytetare.
“Është diçka shumë e mirë që do të shkojmë kaq shpejt ne Greqi me këtë anije. Në Korfuz do të shkojmë në aeroport dhe pastaj në Poloni. Jemi të lumtur që e patëm këtë mundësi”, tha një qytetar.
Deri më datë 5 korrik tragetet do të shkojnë me pasagjerë në Korfuz dhe do të kthehen bosh. Rikthimi i udhëtarëve në Sarandë mund të bëhet nga porti i Igumenicës. Kjo është marrëveshja paraprake me palën greke.
Pas datës 5 korrik do të fillojë dhe ardhja e udhëtarëve nga Korfuzi në Sarandë. Kërkesat e lëvizjes janë të njëjta si në pikat e tjera të kalimit kufitar. Plotësimi i formularit online të udhëtimit, test negativ për COVID-19 ose pasaportë vaksinimi dhe siguracion për udhëtimin.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta