Pas 75 vitesh, pritet botimi i romanit intim të Simone de Beauvoir

29 Prill 2020 | 17:14

“Les Inséparables”, e përkthyer në shqip si “Të Pandashmet”, flet për miqësinë e pasionuar mes autores dhe një vajze e cila më pas humbi jetën, një roman që nuk u botua kurrë për sa kohë autorja ishte ende gjallë.

Libri i autores dhe aktivistes së të drejtave të grave përshkruan historinë plot emocion por dhe aq tragjike të një miqësie gjatë rinisë së saj me një vajzë që quhej  Elisabeth “Zaza” Lacoin, jeta e së cilës u ndërpre kur ishte vetëm 21 vjeç nga encefaliti. Shkruar në 1954, në vetën e parë, romani flet për fillimet e miqësisë me Andrée ose Zazën, kur kjo e fundit nisi të frekuentojë të njëjtën klasë me autoren, e njohur në libër si Silvie.

“Silvie tërhiqet menjëherë nga nxënësja e re. Ajo e admiron dhe përkujdeset për të, duke bërë ç ‘është e mundur që ta bëjë Andrée që t’i kthejë dashurinë. Nuk zgjati shumë dhe ato bëhen të pandashme deri në shkollën e mesme dhe vdekjen tragjike të Andrée,” tregon agjencia letrare “2 Seas”

Agjencia tha se romani ishte “shumë intim” për t’u botuar gjatë kohës kur Beauvoir ishte ende gjallë, por se është zbuluar në arkivat e saj pak kohë më parë nga e bija e autores, Sylvie Le Bon-de Beauvoir.

Shtëpia botuese Vintage do të botojë romanin e shkurtër, por plot jetë për lexuesit britanikë në fund të vitit 2021.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026