Pas bisedës telefonike, Biden dhe Xi mund të takohen

29 Korrik 2022 | 07:53

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Xi Jinping i Kinës janë duke shqyrtuar mundësinë e një takimi. Lajmi është bërë i ditur nga një një zyrtar i lartë i administratës pasi udhëheqësit zhvilluan një bisedë telefonike për më shumë se dy orë të enjten.

Ata biseduan për të ardhmen e marrëdhënieve të ndërlikuara, me tensionet për Tajvanin që u shfaqën edhe një herë si një pikë përplasjeje, shkruan Us News.

Biden e bëri bisedën telefonike nga Zyra Ovale, ku iu bashkuan ndihmësa të lartë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, ndërsa zyrtari nuk pranoi të identifikohej për të folur rreth bisedës.

Ata nuk janë takuar personalisht që kur Joe Biden u bë president vitin e kaluar.

Një tensionim i përsëritur është për shkak të Tajvanit, i cili vetëqeveriset prej dekadash, por që Kina e konsideron si pjesë të territorit të saj, një pretendim i theksuar nga Xi të enjten.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028

Një fenomen i fuqishëm El Niño mund të shkaktojë një valë të re të rritjes së çmimeve të ushqimeve në nivel global, me pasojat që...
21:34 | 12/07/2026

Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”

Një gazetë iraniane ka publikuar një grafik të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqen presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me uniforma...
20:46 | 12/07/2026

Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov

Ukraina po “tmerron” Rusinë. Forcat e Sistemeve Pa Pilot të Kievit goditën 14 anije të tjera ruse në Detin e Azov gjatë natës së 12...
19:51 | 12/07/2026