Pas dekadash, Fauci largohet nga qeveria Biden

22 Gusht 2022 | 17:39

Anthony Fauci do tw largohet nga rolet e tij si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe si shef mjekësor i presidentit Joe Biden në fund të këtij viti, duke shënuar fundin e gati katër dekadave si eksperti kryesor i sëmundjeve infektive.

“Po njoftoj sot se do të largohem nga postet e Drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) dhe Shefit të Laboratorit të Imunoregulimit të NIAID-it, si dhe nga posti i Këshilltarit Kryesor Mjekësor të Presidentit Joe Biden. Do të largohem nga këto pozicione në dhjetor të këtij viti për të ndjekur kapitullin tjetër të karrierës sime”, tha Fauci.

Fauci ka shërbyer në NIAID për 38 vjet duke filluar në administratën e ish-presidentit Ronald Reagan. Biden vlerësoi punën e Fauci në një deklaratë, duke vënë në dukje angazhimin e tij “të palëkundur” ndaj punës, si dhe “shpirtin, energjinë dhe integritetin e tij të pashembullt shkencor”.

“Pavarësisht nëse e keni takuar personalisht apo jo, ai ka prekur jetën e të gjithë amerikanëve me punën e tij,” – u shpreh Biden.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026