Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sot për të zgjedhur presidentin

4 Prill 2021 | 10:31

Edhe sot do të mblidhet Kuvendi i Kosovës për të vazhduar seancën për zgjedhjen e presidentit. Kjo pasi që në seancën e së shtunës mungoi kuorumi në vendimmarrje gjatë votimit të përsëritur të raundit të parë për presidentin e vendit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se seanca do të vazhdojë të dielën në orën 17:00.

“Në mungesë të kuorumit të mjaftueshëm për vendimmarrje gjatë votimit të përsëritur të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës seanca do t’i vazhdojë punimet nesër me datën 4 prill 2021 në orën 17:00”, tha ai.

Në seancën e së shtunës dy herë është përsëritur raundi i parë i votimit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës meqë nuk është arritur kuorumi prej 80 votave.

Në votimin e parë morën pjesë 78 deputetë, ndërsa në të dytin 79. Janë tre deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj që nuk kanë marrë pjesë në votimin për të parin e shtetit. Rikujtojmë që të tre këta deputetë janë ish-bashkëpartiakët e Vjosa Osmanit, tani pretendente për presidente e propozuar nga Vetëvendosjes e që vie.

Ndonëse shkuan në sallën plenare, por deputeti Enver Hoxhaj bashkë me Bedri Hamza u larguan nga salla kur ishte momenti që të hidhej në votim zgjedhja e presidentit.

Ata që nuk morën pjesë në seancë ishin deputetët e AAK-së, përjashtim, bëri Albena Reshitja. E vetmja prezente në sallë, madje edhe votoi, duke dalë kështu kundër partisë së saj që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

Ndërsa Lista Serbe bojkoti seancën për zgjedhjen e presidentit.

Kandidati kundërshtar i Vjosa Osmanit për postin e presidentit është Nasuf Bejta.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026