Pas Elbasanit, Vlora dhe Durrësi me nga 2 ekzekutime pa autorë

6 Tetor 2021 | 19:46

Vrasja e dyfishtë në Elbasan, ku humbën jetën Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri u krye nga dy persona të maskuar me paruke, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri tip “Tomson” dhe një pistoletë në drejtim të viktimave.

Kamerat e sigurisë tregojnë se autorët ndihmohen edhe nga një person i tretë që drejtonte automjetin “Volvo”, ndërsa më herët kishin qarkulluar në zonë duke vëzhguar shënjestrat e atentatit.

Por ngjarja e fundit është vetëm një nga vrasjet mafioze të këtij viti ku autorët janë shfaqur të mirë-organizuar duke mos u zbuluar nga Policia.

Durrësi dhe Vlora janë qarqet me nga dy ekzekutime mafioze të pazbardhura ku viktimat kanë rënë pre e atentateve nga autorë të armatosur rëndë.

Në Shkodër vrasja e Bardhok Pllanaj më shumë gjasa do të arshivohet pa autor për mungesë provash ndërsa pak kohë më parë edhe Lushnja u trondit nga një atentat në qendër të qytetit me një të vrarë dhe katër të plagosur, hetimet për të cilin kanë mbetur në vend numëro.

 LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026