Pas Mynihut dhe Berlinit, dronët “paralizojnë” fluturimet në aeroportin e Bremenit
Shfaqja e një droni pranë aeroportit të Bremenit, Gjermani, shkaktoi ndërprerje të fluturimeve për rreth një orë të dielën në mbrëmje.
Trafiku ajror në aeroportin gjerman u ndërpre nga ora 20:30 deri në 21:22, sipas orës lokale, teksa një dron u pa duke fluturuar në një zonë ngjitur me aeroportin.
Kontrolli i trafikut ajror pezulloi menjëherë të gjitha ngritjet dhe uljet, duke rezultuar në vonesën e të paktën një fluturimi dhe devijimin e një tjetri, i cili përfundimisht u ul në aeroportin e Hamburgut.
Ndërkohë, disa ditë më parë, të gjitha fluturimet në Aeroportin e Berlinit u pezulluan për dy orë për shkak të identifikimit të një droni në zonë.
Muajin e kaluar, dy incidente të ngjashme u regjistruan në Mynih, të cilat shkaktuan kaos për orë të tëra në aeroportin e dytë më të madh të Gjermanisë.
Sipas autoriteteve, incidentet me zbulimin e dronëve pranë aeroporteve gjermane janë bërë të shpeshta kohët e fundit, dhe se qeveria gjermane njoftoi krijimin e një qendre të posaçme koordinimi për t’u marrë me to, ndërsa autorizoi policinë t’i rrëzojë ato nëse është e nevojshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit