Pas Nancy Pelosit, delegacioni i dytë nga Kongresi i SHBA viziton Tajvanin
Një delegacion i kongresit të SHBA-së i kryesuar nga senatori demokrat nga Massachusetts Ed Markey ka mbërritur në Taipei për një vizitë dy-ditore.
Ky është delegacioni i dytë që viziton Tajvanin, pas atij të kryesuar nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi disa ditë më parë, shkruan CNN.
“Delegacioni i ri prej pesë anëtarësh po viziton ishullin vetëqeverisës në një përpjekje për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Tajvanin dhe do të inkurajojë stabilitetin dhe paqen në ngushticën e Tajvanit”, tha një zëdhënës i Markey në një deklaratë.
Pjesë e delegacionit janë deputetët demokratë John Garamendi, Alan Lowenthal dhe Don Beyer dhe përfaqësuesi republikan Aumua Amata Coleman Radewagen. Grupi i udhëhequr nga Markey do të takohet me Presidentin e Tajvanit, Tsai Ing-wen dhe ministrin e Jashtëm, Joseph Wu.
Gjithashtu, do të zhvillohen takime me komisionin e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare të parlamentit tajvanez për çështjet e sigurisë dhe tregtisë.
Kina reagoi në lidhje me këtë vizitë, teksa tha se do të marrë masa në përgjigje të provokimeve nga SHBA dhe se është kundër marrëdhënieve zyrtare mes Uashingtonit dhe Taipeit.
LEXONI GJITHASHTU
Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë