Pas SHBA, edhe Mbretëria e Bashkuar kritikon mungesën e konsensusit për Kodin Zgjedhor
Votimi në Kuvend i Kodit Zgjedhor ka vënë në lëvizje edhe faktorin ndërkombëtar. Pas SHBA, ishte ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, e cila reagoi rreth zhvillimeve të sotme në Shqipëri, ku mazhoranca socialiste në bashkëpunim me një pjesë të deputetëve të opozitës parlamentare kaluan ndryshimet në Kodin Zgjedhor me 97 vota pro.
Përmes një deklarate të shkurtër të shpërndarë në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada e Mbretërisë së Bashkuar shpreh keqardhje që ndryshimet e sotme u bënë pa konsensus të gjerë.
“Marrëveshja e 5 qershorit ishte një hap i rëndësishëm përpara, i arritur përmes dialogut dhe negociatave. Shprehim keqardhje që ndryshimet e sotme janë bërë pa dakordësinë e Këshillit Politik dhe pa shteruar përpjekjet për të gjetur konsensus”, thuhet në reagimin e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.
Veprimet e njëanshme nga mazhoranca qeverisëse nuk u pritën mirë as nga ana e opozitës jashtëparlamentare. Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe liderja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shprehën se veprimi i sotëm në Parlament e kthen pas Shqipërinë dhe krijon pengesa të reja për integrimin e saj në Bashkimin Europian.
Lexoni gjithashtu:
Parlamenti miraton KQZ-në e re, Ilirjan Celibashi zgjidhet kryetar
Pas debatesh të ashpra, miratohet në parlament Kodi i ri Zgjedhor
Ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Rama: Koalicionet s’mund të jenë kope, sot ne do t’i qytetërojmë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta