Pas SHBA-ve, efektet e ‘ciklonit bombë’ ndihen dhe në Britani
Mbretëria e Bashkuar do të ndiejë efektet e “ciklonit bombë” që goditi ditët e fundit disa pjesë të Amerikës së Veriut. Zyra britanike e Meteorologjisë paralajmëroi qytetarët për shi të dendur në Skoci.
Paralajmërimi është në fuqi nga ora 3 e mëngjesit të së premtes 30 dhjetor dhe për 15 orët në vijim. Zonat të cilat do të preken nga rrebeshet e dendura janë në Edinburg, Glasgow dhe Stirling.
Shiu, era dhe temperaturat ulëta janë sjellë në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar si rezultat i motit ekstrem që goditi kontinentin e Amerikës së Veriut.
Shiu i dendur mund të sjellë disa përmbytje dhe ndërprerje të udhëtimeve, tha shërbimi i motit në Mbretërinë e Bashkuar, por shtoi se “ndikimi nuk do të jetë aq i rëndësishëm sa përjetohet në SHBA”.
“Mbretëria e Bashkuar do të përjetojë kushte të paqëndrueshme me periudha të motit të lagësht dhe me erë për shtatë deri në 10 ditë”, njofton shërbimi meteorologjik.
17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge