Pas shtyrjes së regjistrimit të popullsisë në RMV, reagojnë partitë shqiptare

29 Mars 2021 | 19:52

Shtyhet për në muajin shtator regjitrimi i popullisisë në Maqedoninë e Veriut. Vendimi është marrë pas takimit të Kryeministrit Zaev dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickocski. Regjistrimi ishte parashikuar të mbahej nga 1 deri më 20 prill, por sipas liderit të opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski, shtyrja e këtij procesi është bërë për shkak të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike.

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, lajmëroi se procesi i regjistrimi të popullsisë do të fillojë pasi të ketë përfunduar vaksinimi i të gjithë popullatës kundër COVID-19 në RMV.

“Ramë dakord që regjistrimi të bëhet pasi të ketë përfunduar procesi i imunizimit të popullatës. Prandaj u dakorduam që ta shtyjmë regjistrimin për muajin shtator. Periudha e mundshme për zhvillimin e këtij procesi është 5 deri 30 shtator. Aplikacioni për regjistrimin e diasporës do të jetë i hapur deri në përfundimin e gjithë procesit të regjistrimit në vend”, u shpreh Hristijan Mickoski

Për mos-përfshirjen e partive shqiptare në këtë diskutim, kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev theksoi se do t’i takojë përfaqësuesit e tyre në ditët në vijim.

“Jam konsultuar edhe BDI-në dhe Besën, ju them se kjo nuk është një marrëveshje e maqedonasve Zaev dhe Mickoski, por është detyra jonë të marrim një vendim. E dimë se nuk jemi vetëm as në Parlament as në Qeveri. Në mënyrë plotësuese do ta konsultohem edhe Aleancën dhe Alternativën”, tha kryeministri i RMV-SË.

Por partitë shqiptare nuk e përkrahin këtë vendim duke kanë reaguar ashpër edhe ndaj partisë shqiptare në pushtet, BDI-së së Ali Ahmetit.

Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa i theksuan kryeministrit të RMV se shtyrja e datës për regjistrimin e popullsisë nuk do të bëjë që përqindja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut të ulet. Ata thanë gjithashtu nuk do të lejojnë që të kryhet asnjë veprim që mund të jetë në dëm të shqiptarëve dhe që pengon procesin e regjistrimit.

“I bëjmë me dije Zaevit, Mickoskit dhe Ahmetit, që edhe nëse ata arrijnë ta shtyjnë regjistrimin e popullsisë, nuk do të arrijnë kurrë të ulin numrin dhe përqindjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Shtabet dhe aktivistët tanë, si në mërgatë ashtu edhe në vend, do të jenë vigjilentë dhe aktivë, dhe kurdo që të caktohet përsëri, ne do të jemi këtu për të senzibilizuar dhe shpëtuar këtë proces. Ndërkaq për çdo pazar që ju bëni në dëm të shqiptarëve, një ditë të gjithë do të përgjigjeni!”, deklaruan Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa.

Vendimi i liderëve të dy partive politike, Lidhjes Social Demokrate të Zaevit dhe VMRO-DPMNE duhet të miratohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Zaev dhe Mickovski ndërkohë janë marrë vesh edhe për shtyrjen e zgjedhjeve lokale që ishte parashikuar të mbaheshin në shtator, por mbajtja e tyre pamundësohet për shkak të procesit të regjistrimit të popullsisë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026