Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë

17 Korrik 2026 | 16:54

Ministria e Energjisë e Iranit i bëri thirrje të martën popullsisë që të zvogëlojë konsumin e energjisë elektrike, pasi rrjeti elektrik është nën presion të rëndë pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike .

Në një deklaratë, ministria u bëri thirrje banorëve që të fikin kondicionerët gjatë orëve të pikut “për të ndihmuar në sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm me energji elektrike në provincat jugore, të cilat aktualisht po përballen me nxehtësi ekstreme dhe sulme ndaj termocentraleve”.

Ndërkohë, një burim ushtarak sirian mohoi të premten, duke folur për AFP-në, se Irani kishte bombarduar bazën ushtarake Al-Tanf në Sirinë juglindore.

“Ne mohojmë çdo bombardim iranian në drejtim të rajonit Al-Tanf”, tha burimi.

Irani kishte njoftuar se kishte sulmuar “qendrën e komandës së operacioneve speciale të armikut në rajonin Al-Tanf, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara, të cilat u tërhoqën nga kjo bazë në shkurt”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA dhe zyrtarët sirianë hedhin poshtë pretendimet e Iranit për sulm ndaj bazës amerikane në Siri

Ushtria e Shteteve të Bashkuara dhe një zyrtar sirian kanë kundërshtuar pretendimet iraniane për sulmin ndaj një baze amerikane në Sirinë jugore të enjten në...
16:42 | 17/07/2026

Ndeshja me Spanjën, ekipi portugez udhëtoi në Dallas me një aeroplan që përdoret çdo ditë për deportimet e ICE

Një aeroplan i përdorur nga ekipi portugez për të fluturuar drejt një ndeshjeje të Kupës së Botës është i njëjti që përdoret çdo ditë për...
16:26 | 17/07/2026

E njohur për rolin e saj në “Home Alone”, ndërron jetë në moshën 81-vjeçare aktorja Brenda Fricker

Aktorja irlandeze Brenda Fricker ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeç. Fricker fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë mbështetëse në vitin 1990 për...
16:13 | 17/07/2026