Pas të shtënave, Anglia dhe SHBA nisin bisedimet për planifikimin e sigurisë për vizitën e mbretit Charles

26 Prill 2026 | 14:19

Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të do të zhvillojnë bisedime rreth planifikimit të sigurisë për vizitën shtetërore të planifikuar të Mbretit Charles në SHBA këtë javë, tha Pallati Buckingham. Bisedimet kanë nisur pas incidentit me të shtëna që ndodhi në Uashington.

“Madhëria e Tij po mbahet plotësisht i informuar për zhvillimet dhe është shumë i lehtësuar të dëgjojë se Presidenti, Zonja e Parë dhe të gjithë të ftuarit nuk janë lënduar”, tha një zëdhënës i Pallatit të Buckinghamit.

Zëdhënësi shtoi se një numër diskutimesh do të zhvillohen gjatë gjithë ditës për të përcaktuar se deri në çfarë shkalle ngjarjet e mbrëmjes së së shtunës mund të ndikojnë ose jo në planifikimin operativ të vizitës.

Mësohet se mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla kanë kontaktuar privatisht me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump pas incidentit të mbrëmshëm.

Të shtënat me armë zjarri u regjistuar në darkën vjetore të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Darka sapo kishte filluar kur një rrëmujë e madhe u dëgjua në hyrje të sallës.

Të pranishmit menjëherë u shtrinë në dysheme. Presidenti dhe zonja e parë Melania Trump, të cilët ishin ulur në tryezën qendrore në një vend të ngritur përballë mysafirëve, u larguan nga rojet e sigurisë.

Agjentët e shërbimit sekret hynë në dhomë të armatosur rëndë. Forcat e sigurisë më pas urdhëruan mysafirët, gazetarë, ministra, politikanë dhe personalitete të ndryshme, të largoheshin nga salla e madhe që ndodhej në bodrumin e parë të hotelit. Autori i ngjarjes menjëherë u arrestua ndërsa vijonë hetimet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës

Kina ka përsëritur thirrjen e saj që Shtetet e Bashkuara të heqin sanksionet dhe embargon afatgjatë ndaj Kubës, pas vendimit të Uashingtonit për të vendosur...
17:11 | 25/06/2026

Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur

Më shumë se 10,000 persona u raportuan të zhdukur pas tërmetit që goditi Venezuelën gjatë natës, sipas të dhënave nga një faqe interneti e krijuar...
16:42 | 25/06/2026

“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë

Shumë banorë e kaluan natën në rrugë ose duke kërkuar familjarët e tyre në Catia La Mar, në shtetin La Guaira, një nga zonat që...
16:14 | 25/06/2026