Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas vizitës 2-ditore në Turqi, pritet të niset në një tjetër vizitë të rëndësishme.
Kreu i qeverisë shqiptare do të vizitojë të premten Athinën, ku do të takohet me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias.
Mediat në Greqi raportojnë se, Mitsotakis do të shtrojë një darkë për kryeministrin shqiptar ndërsa me Dedias, Rama prite të ketë një takim privat.
Ndërkohë që vizita në Stamboll e Ramës mund të konsiderohet një sukses pasi u firmosën katër marrëveshje të rëndësishme, në Athinë situata pritet të jetë ndryshe.
Vizita në Greqi vjen në një kohë kur Parlamenti pritet të miratojë dekretin e presidentit për zgjerimin me 12 milje në Jon ndërsa çështja e marrëveshjes për kufirin detar paraprakisht është vendosur që të zgjidhet në Gjykatën e Hagës.
Greqia dhe Turqia janë dy partner strategjikë të Shqipërisë. Për shumë vite pas rrëzimit të sistemit monist, Greqia ka qenë investitori kryesor i huaj në vendin tonë, ndërsa këtë pozicion tashmë edhe për faktin e dobësimit nga kriza të Greqisë dhe Italisë, duket se e mban Turqia.
Lexoni gjithashtu:
Rama të premten në Greqi, Baton Haxhiu: Shqipëria pritet të marrë një rol në politikën e jashtme