Pas Zvicrës, Sri Lanka pranë ndalimit të burkës: Bëhet për siguri kombëtare

14 Mars 2021 | 16:27

Sri Lanka ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt ndalimit të burkës në publik si dhe mbylljes së shumë shkollave të besimit islam, në kuadër të sigurisë kombëtare.

Ministri i Sigurisë Publike deklaroi se ka nënshkruar një urdhër kabineti, që tashmë ka nevojë për miratim nga parlamenti.

“Në ditët tona të hershme, gratë dhe vajzat myslimane kurrë nuk kanë veshur burkën. Është shenjë e ekstremizmit fetar që ka lindur së fundmi. Do ta ndalojmë”, u shpreh ministri.

Zyrtarët presin që ndalimi të hyjë në fuqi së shpejti.

Veshja e burkës në kombin me shumicë budiste u ndalua përkohësisht në 2019, pas bombardimeve të kishave dhe hoteleve nga militantët islamistë që vranë më shumë se 250 persona.

Ky vendim është në vazhdimësi të një urdhri të vitit të kaluar që lejonte djegien e trupave të viktimave nga Covid-19 përkundër dëshirave të myslimanëve, që i varrosin të vdekurit.

Ky ndalim u hoq më herët gjatë këtij viti, pas kritikave nga Shtetet e Bashkuara dhe grupet ndërkombëtare të të drejtave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026