Pasaportat për vaksinat, mjeku Taned Demaj: Vështirë të aplikohen

7 Prill 2021 | 13:00

Mjeku shqiptar në Itali, Taned Demaj, komentoi për Euronews Albania diskutimet në vende të ndryshme rreth aplikimit të një pasaporte për vaksinim nga COVID-19.

Demaj tha se për momentin duket e vështirë për t’u aplikuar, pasi numri i të vaksinuarve mbetet i vogël dhe kjo do të kufizonte lëvizjet e njerëzve.

I pyetur rreth faktit nëse do të miratohet një pasaportë, a do të lejohen të lëvizin edhe qytetarë, si për shembull qytetarët shqiptarë, të cilët po vaksinohen me vaksina që nuk janë miratuar ende nga autoritetet evropiane, mjeku Demaj tha se aktualisht po diskutohet edhe për këtë çështje.

“Është problem sepse BE pranon vetëm katër vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Johnson&Johnson dhe Moderna, por besoj se është ende në diskutim dhe tani për tani kërkohet tampon molekular ndaj qytetarëve që kthehen apo udhëtojnë prej këtyre vendeve,” – u shpreh Demaj.

Mjeku shqiptar tha se “nuk ka pasaportë” por “certifikatë, apo fletë vaksinimi” me të cilat “mund të udhëtohet”.

“Vërtetë pasaportat japin të drejtën për të lëvizur duke qenë se është ideja se nuk infektohesh, por sot e kësaj dite nuk ka një certifikim që të thotë se personat e vaksinuar nuk infektojnë të tjerët,” – u shpreh mjeku shqiptar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026