Pasiguri për Lojërat Olimpike, Japonia në gjendje të jashtëzakonshme, qytetarët kundër organizimit

8 Janar 2021 | 11:04

Organizimi i Lojërave Olimpike është vënë sërish në pikëpyetjet, kjo pasi Japonia është futur në një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të rritjes së numrave të të prekurve nga COVID-19.

Në Tokio janë mjaft skeptik për mbajtjen e olimpiadës së vitit 2021, teksa një sondazh i mbajtur muajin e shkuar tregonte se 1/3 e japonezëve që u pyetën ishin të mendimit që Lojërat Olimpike të shtyhen, me frikën se zhvillimi i tyre mund ta hapë akoma dhe më shumë infeksionin.  

“Duke marrë parasysh situatën nga coronavirus e shoh shumë të vështirë që Lojërat Olimpike të mbahen këtë vit. Shpresoj që dhe qeveria të marrë masat për ta anuluar organizimin”, thotw Hisashi Miyabe, qytetar i Tokios.

Organizatorët janë ende të pasigurt për masat që duhen ndërmarrë dhe pritet që të mblidhen për të ndërtuar një plan konkret për zhvillimin e olimpiadës.

Japonia ka investuar shumë për zhvillimin e Lojërave Olimpike dhe anulimi i tyre sërish do të ishte një goditje e madhe për ekonominë e vendit, ndaj besohet se eventi do të zhvillohet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026