Pasion për skateboard, Xhois Kuta: Kam luftuar më paragjykimet sepse shihet si sport për djem
Shumë të rinj kanë sot në përdorin skateboard, por kur Xhois Kuta nisi ta praktikonte, shihej si një sport vetëm për djem. Për të ishte një pasion i madh dhe për ta përdorur i është dashur që t’i mbush mendjen dhe prindërve, të cilët nuk e shihnin këtë sport aspak të përshtatshëm për vajzën e tyre.
“Mami dhe babi im nuk ishin dakort që unë të përdorja skateboard dhe kam luftuar shumë, që ta blija. Prindërit nuk donin se mendonin se ky sport praktikohej nga djemtë dhe kishin merakun se do pësoja ndonjë incident”,- thotë Xhois Kuta për “Gen Z” në Euronews Albania.
GenZ është një produkt i projektit “Youth of Tirana” mbështetur nga Bashkia Tiranë.
Dëshira e Xhois për të përdorur skateboard ka filluar në moshën 10 vjeçare dhe tashmë nuk është thjesht dhe vetëm një pasion, por është kthyer në një mjet për lëvizjen e saj.
“Unë kam qenë 10-12 vjeç kur kam parë për herë të parë te vitirina e një dyqani skateboardin që kam tani dhe doja ta mësoja e të isha një vajzë në Tiranë që i jep sakteboard. Në fillim jam përballur me paragjykime se mendoni se ishte sport për çuna, por tani unë e përdor për të shkuar në punë apo kafe me miqtë”,- shprehet Xhois Kuta.
E kundërta ka ndodhur me Gerta Neli, e cila ka qenë një studente ekselente. Ajo nuk e ka mësuar skateboard-in, jo vetëm se ditën ja kushtonte mësimeve, por dhe se kishte frikë.
“Unë jam një natyrë frikacake dhe prandaj nuk e kam mësuar. Tani mendoj se përdorimi i sakteboard-it do më bënte një njeri më të lirë dhe do bënte që të pranoja disa gjëra te vetja. Unë kam tentuar ta përdor, por kam dështuar me sukses”,- tregon Gerta Neli.
Në fund Xhois ka një mesazh për të gjitha vajzat që kanë dëshirë të përdorin skateboard-in:
“Unë do i bëj thirrje vajzave dhe grave që nëse keni pasion skateboard-in mos hiqni dorë. Në fillim duket e vështirë, por më pas do të bëhet pjesë e pandashme e juaja”,- e mbylli fjalën e saj Xhois Kuta për “Gen Z” në Euronews Albania.
Çfarë të presim nga inteligjenca artificiale në vitin 2026?
14-vjeçari Naiel Hoxha që sportin e kacavjerrjes e sheh si një mënyrë jetese
Violinçelisti 17-vjeçar që ka realizuar nëntë recitale
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj
- 16:25 Turistet nga Irani në protestë, Rama: Kanë ardhur të lëpijnë e të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh (VIDEO)
- 16:14 “Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë
- 16:04 “Mendova se do të vdisja’ – Venezuelianët përshkruajnë panikun e tërmetit, familjet ende kërkojnë të mbijetuarit
- 15:51 Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore