Pasojat e bojkotit në futboll, specialistët: Rrezik për dëmtime te lojtarët, klubet të jenë kujdesshme
Krahas problematikave të shumta që kanë kapluar botën e sportit, mungesa e aktivitetit, duket se më së shumti penalizon futbollistët, të cilët rrezikojnë formën e tyre, por dhe dëmtimet pas rikthimit në fushë pas një periudhe relativisht të gjatë.
Mjeku sportiv, Mel Ostreni, për Euronews Albania, e pranon se pritet të ketë probleme, për shkak se futbollistët nuk janë të përgatitur për një shkeputje kaq të gjatë të aktiviteti.
“Natyrisht që do të kemi probleme, pasi ndeshjet që nuk janë zhvilluar, do të bëhen në mënyrë të atillë që do të ngjeshen dhe përgatitja e lojtarëve si mendore dhe fizike do të bëjë të mundur shfaqjen e traumave”,- u shpreh Ostreni
Ostreni thekson se vështirësitë do të krijohen nga ngjeshja e ndeshjeve, pasi duhet të luhen 36 javë kampionat dhe Kupa e Shqipërisë në një periudhë mjaft të shkurtër.
“Nuk janë të përgatitur për të përballur një ngjeshje të tillë, pasi nuk është vetëm kampionatit, por dhe Kupa e Shqipërisë e cila do na sjellë probleme stafeve mjekësore në Shqipëri”,- shtoi ai.
Krahas mjekëve, vështirësi kanë hasur dhe stafet teknike të klubeve, të cilët duhet të kenë një impenjim maksimal.
Përgatitësi atletik i skuadrës së Kukësit, Iris Selimi thekon se mungesa e ndeshjeve zyrtare i ka bërë që seancat stërvitore të jenë paksa më të ndërlikuara.
“Sa i përket përgatitjet fizike, është pak e vështirë, pasi duke mos pasur një mikrocikël javor, pra nuk kemi një ndeshje në fundjavë, programi i stërvitjes është pak më i komplikuar. Ne po bëjmë një mikrocikël javor, ti mbajmë sa më shumë në ton lojtarët dhe të jemi gati të një rifillimi sa më të shpejtë të kampionatit”,- tha Selimi.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta