Pasojat e COVID-19 në edukim, BB: 50% e 15-vjeçarëve në Shqipëri janë analfabetë funksionalë

9 Qershor 2020 | 06:11

Pandemia e Covid-19 ka patur një impakt negativ në arsim dhe procesin e të nxënit. Në raportin e Bankës Botërore, thuhet se rreth 50% e 15-vjeçarëve në Shqipëri janë analfabetë funksionalë. Kosova ka përqindjen më të lartë, ndërsa Serbia mban rezultatin më të mirë me 38%.

Në raport theksohet se në Ballkan mund të ketë një rritje të përqindjes së personave që nuk zotërojnë nivelin elementar në lexim nga 53% në 61%. Ndonëse vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ofruar mësimin nga distanca, në raport thuhet se shumë nxënës mund të braktisin shkollimin.

Ajo që evidentohet në raport është rritja e hendekut të arritjeve në arsim mes nxënësve që vijnë nga familje më të varfra dhe atyre që vijnë nga familje më të pasura. Kjo sepse nxënësit nga familje të varfra e kanë më të vështirë të kenë qasje në mësimin nga distanca. Në Shqipëri sipas të dhënave të PISA, 28% e studentëve nuk kanë një kompjuter.

Banka Botërore shton se mos ndjekja e shkollës bën që nxënësit të mos mësojnë asgjë të re, dhe të harrojnë atë që kishin mësuar tashmë.

“Është e rëndësishme të ngushtoni hendekun midis pabarazive urbane dhe rurale që janë të përhapura në të gjithë rajonin”, shkruhet në raport.

Banka Botërore sugjeron mbështetjen ndaj mësuesve dhe prindërve në mënyrë që ata të ndihmojnë fëmijët të qëndrojnë të përfshirë në shkollë.

Analfabetizmi funksional, i cili sipas Bankës Botërore, mund të pësojë rritje si rrjedhojë e këtyre arsyeve, nënkupton që personat e prekur nuk mund të përdorin shkrimin, leximin dhe llogaritjet bazë për zhvillimin e vetes apo të komunitetit të tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026