Pasojat e salçiçeve ‘Wudy’, prindërit: Fëmijët me dhimbje barku dhe temperaturë
Sokol Sinani, kishte djalin e vogël sëmurë. Por nuk e dinte se çfarë e përkeqësoi gjendjen shëndetësore të të birit, derisa pa njoftimin e AKU.
“Djali i vogël, është 13 vjeç, konsumon Wudy shumë. Dje morëm njoftimin, pardje u sëmur ai dhe sot lexuam më tepër mbi të mikrobin, që shkaktonte dhimbje barku, të vjella, temperature. I kishte të treja këto shenja dhe i mora mjekim, tani është më mirë”- tha Sokol Sinani.
Ai thotë se duhet të shtohen kontrollet, për produktet ushqimore. Qytetarët thonë produkte të tilla, duhet të ndalohen.
“Ndonjëherë marrim se duan fëmijët, por ndonjëherë i them dhe unë stop këto gjerat kështu se kemi merak…nuk e dimë ku të marrim, sa janë të sigurta, por kemi dijeni që nuk duhen përdorur shumë këto produktet”- theksoi ai.
“Wshtë bërë e udhës të themi nuk besojmë, por tek të gjitha nuk mund të thuash”
“Nuk kemi besim, nuk i konsumojmë farë llojet e sallamrave”
“Dëgjuam në televizor se qenka shumë i dëmshëm dhe infektues, për këto wudy…për mendimin tim duhet heq fare sallami”- shprehen qytetarët.
Në njoftimin e AKU, bëhej thirrje për kujdes dhe çdo produkt Wudy, të rikthehej në dyqan e të mos konsumohej.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta