Pastrimi i shtatores së Nënë Terezës në Qafë Thanë, apel për mirëmbajtje periodike

24 Maj 2026 | 12:02

Lagëshëtira dhe faktorë të tjerë atmosferikë kishin shkaktuar dëmtimin e shtatores së Nënë Terezës e vendosur në Qafë Thanë. Pas një pune disa ditore është finalizuar një ndërhyrje e specializuar për rikthimin e shkëlqimit të veprës monumentale nga skulptori Vladimir Llakaj. Ai thotë se dëmtimet ishin shkaktuar nga lagështira, pluhuri dhe mungesa e mirëmbajtjes mbrojtëse ndër vite.

“Duke qenë se është një figurë e jashtëzakonshme, është Nënë Tereza, nder i kombit dhe i botës, me thirrjen e kryetarit të Bashkisë së Pogradecit më kërkuan nëse mund t’i ndihmoja ta pastronim. Duke qenë se pozicioni i saj dhe linja e saj skulpturore është pak e vështirë, pasi ka bazë shumë të ngushtë poshtë dhe është e gjerë lart, donte një ngritje shumë të mirë skelash për ta parë më mirë, por ne sërish arritëm e realizuam, e pastruam e tonuam. Për disa vite ka për të qenë në rregull”, tha Vladimir Llakaj, skulptor.

Sipas skulptorit Llakaj përbërja e aliazhit të bronzit ndikon drejtpërdrejt në dëmtimin e sipërfaqes së shtatoreve. Ai thekson se mungesa e shtresës mbrojtëse me dyll blete kishte krijuar njolla dhe humbje të uniformitetit.

Një vit më parë ai ka restauruar edhe shtatoret e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit, të cilat kishin pësuar ndotje nga pluhuri dhe lagështira pranë liqenit.

“Ato kanë pasur një punim më të mirë dhe më me kujdes, sepse duke qenë edhe punë më të vogla në krahasim me shtatoren e Nënë Terezës, ka qenë më e lehtë për t’i pastruar. Kishin marrë më shumë pluhur, duket nga era e Saharasë dhe lagështira e liqenit, që krijon një ngjeshje të pluhurit dhe korozion në bronz. Shtatoret e kanë të domosdoshme që njëherë në dy ose tre vite të pastrohen dhe të mirëmbahen”, shtoi Vladimir Llakaj Ndërhyrja po kryhet edhe në disa buste heronjsh të luftës së dytë botërore dhe synon jo vetëm rikthimin estetik të monumenteve simbol të qytetit, por edhe ruajtjen afatgjatë të tyre nga dëmtimet e kohës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në...
19:16 | 12/07/2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026