Pasuria e ish-kryeprokurorit Llalla, GJKKO: Shpallëm moskompetencën sipas parashikimeve ligjore

5 Janar 2021 | 16:35

Në fillim të dhjetorit Gjykata e Posaçme do të vendoste nën sekuestro një apartament dhe katër sipërfaqe toke në pronësi të Adriatik Llallës, pas hetimit pasuror që SPAK kishte kryer në bazë të ligjit antimafia për ish-kryeprokurorin.

 Ndërkohë në nëntor gjyqtarja Irena Gjoka pranoi kërkesën e SPAK për gjykimin e Llallës për fshehje të pasurisë, por liroi nga sekuestroja të njëjtat prona të sekuestruara në fillim të hetimit nga ish-Krimet e Rënda.

Por, tashmë për gjykimin e sekuestros gjyqtarja Ilirjana Olldashi ka shpallur moskompetencën duke ia përcjellë dosjen Gjykatës së Tiranës.

Për këtë Euronews Albania u interesua pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë , sipas të cilës vendimi është marrë konform parashikimeve ligjore të ligjit antimafia, për sa kohë ndaj ish-kryeprokurorit nuk ka akuzë për korrupsion.

Adriatik Llalla është marrë I pandehur për mosdeklarim dhe fshehje pasurie, vepër e cila, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

 Ai u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar. Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave, vepra të cilat ranë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026