Pasuria e pajustifikuar, qeveria e Kosovës synon konfiskim në procedurë civile

16 Prill 2021 | 08:40

Qeveria e Kosovës ka miratuar koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Me këtë koncept dokument parashikohet të ketë një mekanizëm të ri ligjor për këtë çështje

Sipas kryeministrit Kurti derisa procesi i Vettingut në drejtësi të realizohet, ne duhet të veprojmë, prandaj po sjellim një ligj të ri, i cili heq të gjitha pengesat për luftimin e kriminalitetit.

Sipas Kurti disa shtete të Bashkimit Evropian, sikurse Irlanda, Sllovenia, Gjermania, si dhe Italia, por edhe Mbretëria e Bashkuar kanë bërë zgjidhje të ngjashme.

Baza e koncept dokumentit ka  krijimi i mundësisë së konfiskimit të pasurisë së paligjshme pa një aktgjykim dënues, pra konfiskimi në procedurë civile e cila mund të iniciohet edhe në mungesë të një aktgjykimi dënues.

Kjo hap rrugën që pas konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, ndaj personit të dyshuar të ngrihet aktakuzë në fushën penale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026