Pasurimi me uranium, presidenti i Iranit: Përgjigje ndaj terrorizmit të Izraelit
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani është shprehur se vendimi i tij për të rritur pasurimin e uraniumit në 60 përqind ishte një përgjigje ndaj “terrorizmit” të Izraelit, reagim që vjen pak ditë, pas një sulmi në objektin bërthamor Natanz.
“Ajo që bëtë ishte terrorizëm bërthamor. Ajo që ne bëjmë është e ligjshme”, tha Rouhani në një mesazh ku i drejtohej armikut kryesor, Izraeli, duke iu referuar një shpërthimi që ndodhi të dielë ç’ka ndërpreu energjinë elektrike në qendrën e kryesore bërthamore në Iranin qendror.
Izraeli, i cili nuk mori përgjegjësinë për shpërthimin e Natanz, shpesh është zotuar se do ta ndalojë Iranin të ndërtojë një bombë atomike, të cilën do ta konsideronte si një kërcënim ekzistencial për shtetin hebre.
Sipas marrëveshjes bërthamore, Irani ishte zotuar të mbante pasurimin në 3.67 përqind, megjithëse në janar e rriti deri në 20 përqind.
Irani shprehet se kërkon uranium më të pasuruar për qëllime mjekësore.
“Ky është një zhvillim jashtëzakonisht shqetësues sepse pasurimi 60 përqind është rrezikshmërisht afër uraniumit të shkallës së armëve dhe kjo do të rrisë shqetësimin ndërkombëtar për programin bërthamor të Iranit. Pra, padyshim që do të rrisë tensionet dhe do të bëjë përpjekje në ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 aq shumë i vështirë”, u shpreh Ali Vaez.
Njoftimi i Iranit për pasurimin e përshpejtuar, ka hedhur hije mbi bisedimet në Vjenë që synojnë të shpëtojnë marrëveshjen e shkatërruar bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore që presidenti i atëhershëm i SHBA Donald Trump braktisi tre vjet më parë.
Palët janë planifikuar të rinovojnë bisedimet Në bisedimet indirekte të javës së kaluar, zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit tha për CNN se delegacionet nga SHBA dhe Irani nuk ndër-veprojnë drejtpërdrejt, por shkëmbyen mendime përmes zyrtarëve.
Diskutimet e tyre u përqendruan në përcaktimin e një grupi të përbashkët hapash që Irani dhe Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin.
Lexoni gjithashtu:
Presidenti i Iranit prezanton centrifugën më të përparuar bërthamore
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë