Pati kontakt me një nga viktimat që humbi jetën nga hantavirusi, karantinohet për 45 ditë i riu në Itali

11 Maj 2026 | 16:19

Një 24-vjeçar që jeton jashtë Napolit dhe kishte rënë në kontakt me një pacient që vdiq nga hantavirusi është vendosur në karantinë të detyrueshme. Ai është një nga katër qytetarët në Itali që u vunë nën vëzhgim mjekësor të shtunën.

Vendimi përkatës u mor sot nga kryetari i bashkisë së qytetit Torre Del Greco, edhe pse i riu nuk shfaq simptoma të sëmundjes.

Për një total prej 45 ditësh, ai duhet të qëndrojë në një dhomë me tualet privat, duke mbajtur maskë dhe duke i matur vazhdimisht temperaturën e trupit.

Këta katër shtetas dy italianë dhe dy të huaj kishin rënë në kontakt me pacienten e cila më pas humbi jetën, ndërsa hipte në një fluturim nga Johanesburgu për në Amsterdam.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvajti intercepton raketa dhe dronë, një person mbetet i plagosur

Kuvajti njoftoi se një person mbeti i plagosur pasi forcat e armatosura interceptuan raketa dhe dronë që hynë në hapësirën ajrore të vendit në orët...
13:03 | 09/07/2026

Erdogan pret kryeministrin e Malit të Zi në Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti në Ankara kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiç, ku diskutuan për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimet...
12:58 | 09/07/2026

Volkswagen planifikon mbylljen e fabrikave në Gjermani

Volkswagen po përgatit një plan të gjerë ristrukturimi që mund të çojë në mbylljen e prodhimit në disa fabrika në Gjermani dhe të rrezikojë rreth...
12:56 | 09/07/2026