PD dënon heshtjen e qeverisë përballë sjelljes abuzive të drejtorit të policisë Ardi Veliu

30 Maj 2020 | 16:54

Partia Demokratike dënoi të shtunën heshtjen e qeverisë përballë sulmeve ndaj një gruaje që i drejtoi Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pak ditë më parë.

Në një konferencë për shtyp, ish-deputetja Albana Vokshi këmbënguli se përveç qeverisë “të gjithë qytetarët kërkojnë shkarkimin e Veliut”.

“Një zyrtar që justifikon dhunën policore kundër një të mituri duke sulmuar nënën e tij me metodat e sigurimit të shtetit nuk duhet të ketë vend në Policinë e Shtetit. Pavarësisht kërkesës unanime për të larguar Ardi Veliun, njerëzit që kanë në dorë shkarkimin e tij, po heshtin,” – u shpreh ish-deputetja Vokshi, duke shtuar se Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm po heshtin me shpresën se çështja do të kalojë pa vëmendje.

Opozita e konsideron heshtjen e qeverisë si “linjë partiake pro Veliut” dhe e cilëson mungesën e shkarkimit të tij si “peng të urdhrave të paligjshëm” që ka zbatuar për Ramën drejtori i përgjithshëm i policisë.

Kjo është dita e dytë që opozita kërkon largimin e drejtorit të policisë.

Një ditë më parë ish-deputetja Orjola Pampuri kërkoi të njëjtën gjë teksa e dënoi ashpër sulmin verbal që kreu Veliu si justifikim ndaj dhunës që policia ushtroi 2 javë më parë ndaj 15-vjeçarit Sarandi Çobo.

Në Komisionin parlamentar të Sigurisë, Veliu mbrojti dhunën duke argumentuar se adoleshenti është i keqedukuar nga një prind që mban armë. Për këtë ai shfaqi edhe një video ku e ëma e Sarandit shfaqej duke i drejtuar pistoletën një gruaje tjetër.

Mirëpo skena në fjalë ishte një skenë filmi, e regjistruar si aktore nga Zaida Çobo.

 

Lexoni gjithashtu:

Videoja e nënës së 15-vjeçarit, Ardi Veliu kritikohet për justifikim të dhunës ndaj të miturit

Pezullohet nga detyra një prej katër policëve që dhunuan një të mitur për kufizime të lëvizjes

Flet i mituri që u dhunua nga policia: Dhuna vazhdoi edhe në furgon dhe komisariat

4 policë dhunuan të miturin, Avokati i Popullit nis shqyrtimin e çështjes

Komiteti i Helsinkit dënon dhunën policore, apel autoriteteve për humanizëm

UNICEF reagon pas dhunimit të të miturit nga policia në Tiranë: E patolerueshme, ata duhet t’i mbrojnë fëmijët

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026