PD denoncoi dhunimin e të riut, Policia e Bulqizës: Kanosi efektivët, i shkaktoi dëmtime fizike njërit

19 Dhjetor 2020 | 08:30

Policia e Bulqizës ka reaguar pas denoncimit nga dega e Partisë Demokratike në Bulqizë, se një i ri është dhunuar nga efektivët brenda komisariatit të këtij qyteti.

Policia njofton se i riu R. P. është shoqëruar në komisariat, pasi nuk kishte mjet identifikimi me vete, por gjatë momentit të shoqërimit ka kanosur e kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë si dhe i ka shkaktuar dëmtime fizike njërit prej tyre.

Policia sqaron se menjëherë i riu është arrestuar në flagrancë dhe në asnjë moment nuk është ushtruar dhunë ndaj tij. 

“Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale ku pretendohet se është ushtruar dhunë nga Policia ndaj një shtetasi që ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, sqarojmë opinionin publik se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në orët e mbrëmjes të datës 17.12.2020, kanë ngritur një pikë kontrolli dhe kanë ndaluar për verifikim një automjet ku udhëtonin tre shtetas, të cilët nuk dispononin mjete identifikimi me vete dhe për këtë arsye është bërë shoqërimi i tyre në Komisariatin e Policisë.

Shtetasi R. P., gjatë momentit të shoqërimit ka kanosur e kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë si dhe i ka shkaktuar dëmtime fizike njërit prej tyre.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

R. P., 29 vjeç, banues në Bulqizë (person me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes), për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kanosje për shkak të detyrës”.

Në lidhje me pretendimin se është ushtruar dhunë sqarojmë opinionin publik se në asnjë moment nuk është ushtruar dhunë nga punonjësit e policisë ndaj personit të arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026