PD denoncon kërkesën e Veliajt për të marrë borxh 30 milionë euro për teatrin e ri
Partia Demokratike denoncoi të enjten kërkesën për të marrë 30 milionë euro borxh për ndërtimin e teatrit të ri, kërkesë që e konsideroi tjetër shkelje të procedurave dhe përpjekje për të vjedhur në një kohë pandemie.
Përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku kërkoi që prokuroria të nisë sa më parë hetimet.
Tabaku postoi një faksimile të një shkrese të firmosur nga kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, shkresë e cila mban datën 25 maj dhe i drejtohet qeverisë ku njofton se Banka Evropiane e Investimeve ka shprehur gatishmëri për të financuar “me kushte të favorshme” projektin prej 30 milionë euro të Teatrit të ri Kombëtar.
“Si hajdutë e prishën teatrin në kohë pandemie, si pushtues të lirive përdorën dhunën karshi qytetarëve dhe tani duan të marrin borxhe ndërsa vendi është në krizën e thellë ekonomike,” – u shpreh Tabaku.
“Pa leje, pa rregulla, në shkelje të Kushtetutës, në kundërshtim me çdo normë e parim demokratik, pa fonde me sy e mendje të errësuar si e si për të pasur miliona euro dhe kullat në qendër janë të gatshëm për të vepruar me çdo mënyrë,” – këmbënguli më tej ish-deputetja e PD-së teksa u bëri thirrje prokurorisë që të nisë hetimet.
Lexoni gjithashtu:
Rama përdor fjalët e artistëve për të mbrojtur shembjen e Teatrit Kombëtar
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta